Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka regjistruar një procedim penal për koncesionin e aeroportit të Vlorës, i konsideruar si një aferë korruptive. Ky fakt është konfirmuar nga vetë SPAK, pasi e ka publikuar në faqen zyrtare, pas pyetjeve nga të interesuarit.
“A ka nisur hetim Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit për kontratën koncesionare të Aeroportit të Vlorës? Nëse po, është një hetim i nisur kryesisht apo në bazë të kallëzimit të një pale të tretë? Nëse po, në çfarë faze jane hetimet?” – ka qenë pyetja.
“Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar procedim penal në lidhje me kontratën koncensionare të Aeroportit të Vlorës. Ky procedim është në në fazën e hetimeve paraprake.” – thuhet në përgjijen e SPAK, të dhënë më 7 Korrik

Ende nuk dihet se për çfarë vepre penale është regjistruar procedimi penal. Ndërkohë që sipas informacioneve të ndara nga SPAK, ndodhen në fazën e hetimit paraprak.
Ndërkohë që po verifikohen procedurat koncesionare dhe të dhënies së kontratës, si dhe kritere të tjera ligjore e proceduriale nëse kanë qenë në përputhje me ligjin.
