A mund ta mbrosh Veliajn duke i shërbyer Edi Ramës

Data

Një furtunë tre ditore në gotë, që fanepset sa herë që Erion Veliaj shpreson për ndryshimin e masës së arrestit, ka prodhuar një situatë komike, sidomos në disa studio televizive, ku media dhe mediatikë të pushtetit ankohen e thërrasin se drejtësia e re, e veçanërisht SPAK, kontrollohen politikisht nga… opozita.

Sipas tyre, këto organe kanë frikë kur bërtet Berisha dhe i lirojnë dhëndrrin dhe nuk pyesin për Edi Ramën kur i arrestojnë të vetët. Kjo tezë, sa qesharake aq edhe haluçinante, pas vendimit të djeshëm të Gjykatës së Lartë për Erion Velinë, rrëshkiti drejt përçartjes totale ndërsa rasti i këtij të fundit u servir si diktat i Dumanit mbi mazhorancën, standart i dyfishtë i SPAK- i ashpër me rilindjen dhe tolerant me opozitën- e deri si shenjë e qartë e dështimit të reformës në drejtësi.

Që SPAK ashtu si dhe organet e tjera të drejtësisë së re, janë të kontrolluara dhe të dirigjuara politikisht, ky tashmë është një fakt evident. Madje edhe në rastin e Erion Velisë. Por situata komike e përmendur më lart nuk buron nga ky fakt, por nga absurdi ku gjendet të ngërthyer mbrojtësit e kryetarit të burgosur të bashkisë. Ata janë edhe me Erionin por edhe me Edi Ramën. Në pamundësi për të shqiptuar të vërtetën e thjeshtë se SPAK kontrollohet politikisht nga njeriu që ka në dorë gjithë pushtetet në Shqipëri, ata kanë zbuluar se “heronjtë e fëmijëve tanë” kanë frikë kur shan Sali Berisha.

Me shumë gjasë, pjesa dërrmuese e propagandistëve të rilindjes që artikulojnë këtë tezë nuk i besojnë as vetë. Dikush nga një lloj detyrimi moral ndaj Velisë e dikush nga shpresa e rikthmit të tij në detyrë e për pasojë edhe e pagesave të lehta, duhet të thonë diçka në mbrojtje të tij. Dhe e vetmja gjetje, që edhe Veliajt t’i shërbehet sa mundet edhe Rama mos lëndohet, është kjo e kontrollit politik të Berishës mbi drejtësinë e re.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related