Arrestohet në Dibër i shumëkërkuari për prostitucion dhe organizatë kriminale

Data

Policia ka arrestuar në Dibër një person të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, i dënuar për disa vepra të rënda penale.

Në pranga ra shtetasi Klodian Llomi (Mazari), 35 vjeç, banues në fshatin Kërçisht të Maqellarës. Arrestimi u krye gjatë operacionit policor të koduar “Vendimi”, i zhvilluar nga strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër në bashkëpunim me Forcat e Posaçme “Shqiponja”.

Sipas policisë, Gjykata e Apelit në Shqipëri kishte njohur vendimin e Gjykatës së Apelit të Romës, e cila e kishte dënuar Llomin me burg për veprat penale “Organizatë kriminale”, “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Trafikim i lëndëve narkotike”. Ai kishte për të vuajtur edhe 6 vite, 7 muaj e 2 ditë burg.

Operacioni u zhvillua në orët e para të mëngjesit në zonën e Maqellarës, ku policia arriti të lokalizojë dhe të ndalojë të kërkuarin.

Gjatë ndërhyrjes për kapjen e tij, një efektiv i Forcës së Posaçme “Shqiponja” u plagos pasi u rrëzua nga një mur rrethues. Polici u transportua me helikopter drejt Tiranës për ndihmë mjekësore më të specializuar.

Materialet procedurale për këtë rast i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër për veprime të mëtejshme.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related