SPAK përgënjeshtron zërat: Nuk ka përgjime ndaj anëtarëve të KLP-së, raportimet janë spekulime

Data

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka dalë me një reagim zyrtar pas raportimeve në media se anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) ndodhen nën përgjim nga strukturat e posaçme.

Në deklaratë, SPAK mohon kategorikisht çdo veprim të tillë, duke theksuar se asnjë nga anëtarët e KLP-së nuk është objekt hetimi, vëzhgimi apo përgjimi nga prokuroria e specializuar kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Institucioni sqaron se nuk ka ndërmarrë asnjë veprim hetimor që do të synonte drejtpërdrejt ose tërthorazi të ndikonte vendimmarrjen e KLP-së apo të krijonte presion mbi proceset zgjedhore të zhvilluara nga ky këshill.

Në deklaratë theksohet se raportimet mediatike “janë spekulime të pastërta, të pambështetura në realitetin ligjor apo praktikën hetimore të Prokurorisë së Posaçme”.

SPAK paralajmëron se përhapja e këtyre informacioneve të pavërtetuara synon të keqinformojë opinionin publik dhe të dëmtojë integritetin e institucionit, duke i cilësuar ato si “retorikë e pakonfirmuar”.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related