Edi Rama ka sulmuar BIRN-in, në lidhje me një artikull të kësaj media për hetimet e SPAK për Erion Veliajn, ku citoheshin edhe përgjigjet e kreut të qeverisë.
Rama pretendon se BIRN i ka nxjerrë nga konteksti brutalisht përgjigjen që i ka dhënë zyra e shtypit të kryeministrisë në lidhje me pyetjen se a do e shkarkojë Veliajn.
SPAK e kishte cituar Ramën sikur kishte thënë se “SPAK ka dalë nga shinat”, ndërsa kryeministri pretendon se ka deklaruar: “Jemi përballë një rasti që krijon dyshimin e arsyeshëm të një hetimi jashtë shinave kushtetuese dhe një ndalim në shkelje të standarteve demokratike. ”
Reagimi i plotë:
Kjo frëngji është një grup që quhet Birn, i cili pretendon se lufton për të vërtetën dhe nxjerr nga konteksti brutalisht përgjigjen e familjes së shtypit të kryeministrisë! Dhe tani ky titull i pavërtetë bëhet avaz kudo, e pastaj do të thuhet se ai ka thënë që … Kjo më lart është për të çmendur që jetojmë. Ndërsa kjo më poshtë është deklarata e zyrës së shtypit në përgjigjet e pyetjeve të Birn se a do të shkarkohet Erjon Veliaj:
