“S’ka ndodhur kurrë më parë”/ Debati në Zyrën Ovale, DW: Një president amerikan nxori jashtë liderin e një vendi tjetër

Data

Pas skandalit në Zyrën Ovale shumë republikanë në SHBA ngrenë lart Trump, kurse demokratët janë të zemëruar. A mund të afrohen sërish SHBA e Ukraina pas grindjes?

Nuk kishte ndodhur kurrë më parë: një president amerikan fyen presidentin e një vendi tjetër në Zyrën Ovale para kamerave televizive dhe më pas e nxjerr jashtë Shtëpisë së Bardhë. “Po rrezikoni Luftën e Tretë Botërore. Dhe kjo që po bëni është mungesë e madhe respekti për këtë vend”, ngriti zërin Donald Trump në kulmin e mosmarrëveshjes. “Vendi juaj është në vështirësi të mëdha”, vazhdoi Trump, duke ia ndërprerë fjalën presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe duke shtuar se Ukraina nuk mund ta fitojë këtë luftë.

Zelensky: Grindja nuk është e mirë për të dyja palët

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related