KQZ kërkesë Kuvendit: Ndikojnë në zgjedhje, shtyjeni votimin për këto 2 projekt-ligje

Data

Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi i ka bërë thirrje Kuvendit që të shtyjë për pas zgjedhjeve të 11 Majit votimin për dy projekt-ligjeve të propozuara nga socialistët “Për tatimin mbi vlerën e shtuar” dhe “Për paketën e maleve”.

Sipas Celibashit, votimi i këtyre dy projekt-ligjeve nuk respekton pikën 4 të nenit 91 të Kodit Zgjedhor, e cila më konkretisht thotë:

“Katër muaj para datës së zgjedhjeve deri në formimin e qeverisë së re pas zgjedhjeve ndalohet propozimi, miratimi ose nxjerrja e akteve ligjore ose nënligjore, të cilat parashikojnë dhënien e përfitimeve për kategori të caktuara të popullsisë, të tilla si aktet që parashikojnë rritjen e pagave, pensioneve, mbështetjes ekonomike apo sociale, uljen ose heqjen e taksave, vendosjen e amnistive fiskale, privatizimin apo dhënien e pasurive a të shpërblimeve, etj., përveçse kur nisma kushtëzohet nga gjendje të fatkeqësisë natyrore.”

Celibashi shprehet se miratimi i këtyre projektligjeve, të cilat prekin politika të rëndësishme fiskale, mund të krijojë perceptimin e përdorimit të mjeteve ligjore për qëllime elektorale.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related