Pas përfundimit të fjalimit të tij në seancën plenare, kryeministri Edi Rama ironizoi opozitën duke ngritur dy gishtat lart, në një gjest provokues përpara se të largohej nga salla e Kuvendit.
Veprimi i Ramës erdhi në një seancë të tensionuar, ku po diskutohej ratifikimi i aderimit të Shqipërisë në Bordin e Paqes për Gazën, ndërsa debati politik mes mazhorancës dhe opozitës vijoi me tone të ashpra.
