New York Times” nxjerr blof Sali Berishën, akuzën se u pagua 150 mijë euro për artikullin ndaj La Civitas e cilëson…

Data

Gazetari i njohur i “New York Times”, Kenneth P. Vogel, ka hedhur poshtë akuzën e Sali Berishës se gazetari ishte paguar 150 mijë euro nga Edi Rama për një artikull kundër tij. Zoti Vogel ka reaguar në rrjetet sociale, duke quajtur pretendimet e Berishës “të pabaza” dhe duke theksuar se nuk ka pasur asnjë pagesë për shkrimin e artikullit. Nga ana tjetër, Berisha, në një konferencë të jashtëzakonshme për media, pranoi dje se ishte shkaktuar një “keqkuptim” dhe tërhoqi akuzat për pagesën, duke shprehur besimin e tij të plotë ndaj gazetarit të “New York Times”. Kreu i PD-së theksoi se në fakt, artikulli nuk ka qenë i sponsorizuar dhe shpjegoi se e kishte konsideruar si të tillë, për shkak të informacionit që kishte marrë.

Sakaa ai hodhi një dritë të re mbi të ardhurit në Shqipëri, Chris LaCivita dhe Paul Manafort, duke u shprehur se ata nuk janë lobistë, por kanë ardhur për të ndihmuar Partinë Demokratike të fitojë zgjedhjet, në një projekt që ka për qëllim të “bëjë Shqipërinë të madhe përsëri”, një parullë e përdorur nga Donald Trump. Madje Berisha theksoi se ata janë këtu për të vazhduar misionin e Trump dhe se veprimet e tyre janë në përputhje me një strategji elektorale që do t’i japë një goditje të fortë qeverisjes së Edi Ramës. Megjithatë, ky zhvillim ka ngritur pyetje për saktësinë e akuzave të Berishës dhe për vërtetësinë e raporteve të tij me media të huaja, duke u bërë një temë e nxehtë e diskutimeve politike në vend.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related