SPAK dhe BKH me drejtues të rinj / Ndryshimet në drejtësi për vitin 2025

Data

Viti 2025 u shënua nga një sërë ndryshimesh të rëndësishme në institucionet e drejtësisë në Shqipëri, me emërime të reja në poste kyçe, që nga drejtimi i SPAK-ut deri te Byroja Kombëtare e Hetimit.

SPAK

Më 11 dhjetor 2025 u zgjodh drejtuesi i ri i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Këshilli i Lartë i Prokurorisë emëroi prokurorin Klodjan Braho në krye të SPAK-ut për një mandat trevjeçar.

Braho e mori zyrtarisht detyrën më 19 dhjetor 2025, duke pasuar në këtë post Altin Dumanin. Në garë për drejtimin e SPAK-ut ishin gjithashtu prokurorët Adnan Xholi, Elvin Gokaj dhe Doloreza Musabelliu.

Në procesin e votimit, Klodjan Braho mori 7 vota, Adnan Xholi 3 vota, Elvin Gokaj 1 votë, ndërsa Doloreza Musabelliu nuk mori asnjë votë.

Braho është drejtuesi i tretë i SPAK-ut që prej krijimit të institucioneve të reja të drejtësisë, pas Arben Krajës dhe Altin Dumanit.

BKH

Një tjetër emërim i rëndësishëm gjatë vitit 2025 ishte ai në krye të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Më 9 dhjetor, Këshilli i Lartë i Prokurorisë miratoi emërimin e Joni Ketës si drejtues të BKH-së për një mandat pesëvjeçar. Emri i tij u propozua nga SPAK dhe u miratua unanimisht me 11 vota nga anëtarët e KLP-së.

Ndryshimet në drejtimin e këtyre institucioneve konsiderohen thelbësore për vazhdimësinë e reformës në drejtësi dhe për forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related