Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dorëzuar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë, kërkesën për konfiskimin e 31 pasurive të “bossit” të lojrave të fatit, Ervis Martinajt.
Në listën e 31 pasurive përfshihen kompani, 5 automjete, toka, një vilë në Surrel dhe llogari bankare me vlerë 1.878.299 lekë.
“Prokuroria e Posaçme regjistroi procedimin e mësipërm, për hetimin pasuror të Ervis Martinajt, i dyshuar për veprat penale: “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Indrit Dokle, kryer në bashkëpunim të posaçëm të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, si dhe personave të lidhur me të.”– thuhet në njoftimin e SPAK.
Sipas hetimeve, rezulton se pasuritë e sekuestruara janë të pajustifikuara nga burime të ligjshme dhe për pasojë prezumohet se janë rezultat i veprimtarisë kriminale të personave të hetuar dhe të personave të lidhur me ta
