Sot ditë me shi, ja zonat dhe qarqet ku priten përmbytje! Çfarë pritet ditën e enjte

Data

Gjatë ditës së sotme priten reshje shiu me intensitet të lartë, kryesisht në veri dhe jug të vendit.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, në qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë, Vlorë dhe Gjirokastër ekziston rrezik për:

  • vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë,
  • rrëshqitje dherash,
  • përmbytje të lokalizuara në zonat urbane, veçanërisht aty ku kanalizimet janë problematike.

Rreziku në lumenj

Bazuar në llogaritjet hidrologjike, për shkak të reshjeve të dendura të ditëve të fundit, të cilat pritet të vijojnë deri ditën e enjte, 8 janar, parashikohet:

  • rritje e ndjeshme e prurjeve dhe niveleve të ujit në Drin–Bunë,
  • Liqenin e Shkodrës,
  • lumenjtë Mat, Shkumbin dhe Vjosë.

Veçanërisht Drin–Buna dhe Liqeni i Shkodrës do të kenë rrezik të shtuar për përmbytje gjatë ditës së sotme dhe ditës së nesërme.

Intensiteti i reshjeve sipas qarqeve

  • Shkodër, Kukës, Vlorë, Gjirokastër: reshje intensive deri lokalisht shumë intensive
  • Lezhë, Berat, Korçë: reshje mesatare deri lokalisht intensive
  • Qarqet e tjera: reshje të dobëta deri mesatare

Reshjet do të shoqërohen herë pas here edhe me shtrëngata.

Temperaturat

  • Bregdeti: 13 – 17°C
  • Zonat e ulëta: 12 – 17°C
  • Zonat malore: 5 – 11°C

Era

Era pritet të fryjë mesatare deri e fortë, kryesisht në bregdet dhe në veri, duke përkeqësuar kushtet e motit.

Autoritetet këshillojnë qytetarët të tregojnë kujdes të shtuar, sidomos në zonat pranë lumenjve, përrenjve dhe akseve rrugore problematike.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related