Besfort Lamallari porosi Skënder Hita në betim: Oficer karriere, forconi Policinë dhe luftoni krimin në kuadër të integrimit në Bashkimi Evropian

Data

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, mori pjesë në ceremoninë e betimit të drejtorit të ri të Policisë së Shtetit, Skënder Hita, duke e cilësuar këtë një moment të rëndësishëm për sigurinë dhe institucionet e vendit.

Në fjalën e tij, Lamallari theksoi se procesi i përzgjedhjes ka kaluar në disa faza, me synimin për të garantuar që drejtimi i Policisë t’i besohej një figure të besueshme dhe me integritet. Ai vlerësoi gjithashtu të gjithë kandidatët që morën pjesë në garë.

Duke u ndalur te drejtori i ri, ministri u shpreh se Hita është një oficer karriere me përvojë dhe profesionalizëm, që gëzon mbështetjen e plotë të qeverisë dhe institucioneve. Sipas tij, drejtimi i Policisë kërkon stabilitet dhe vazhdimësi, por edhe një angazhim të fortë në luftën kundër kriminalitetit.

Lamallari e lidhi misionin e Policisë së Shtetit edhe me procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimi Evropian, duke theksuar se përmbushja e standardeve të sigurisë dhe sundimit të ligjit është thelbësore për avancimin e vendit drejt anëtarësimit.

Ai nënvizoi se progresi i Shqipërisë po vlerësohet nga partnerët ndërkombëtarë dhe se institucionet duhet të vijojnë punën me përkushtim për të garantuar rendin, sigurinë dhe besimin e qytetarëve.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related