Skandali me mbetjet toksike, Alibeaj ngre akuzën: Kurumi dhe institucione kanë përgjegjësi

Data

Enkelejd Alibeaj, i ftuar në një program televiziv komentoi eksportin e mbetjeve toksike nga Durrësi. Alibeaj tha se skandali i mbetjeve toksike është skandal i përmasave ndërkombëtare. Ai tha se përgjegjësi për këtë skandal ka Kurum dhe institucione të shtetit shqiptar.

“Është skandal me përmasa ndërkombëtare. Ishin mediat ndërkombëtare që vunë alarmin, ishin disa media të pavarura që i bënë jehonë dhe situata është e qartë, se ata mbetje janë prodhuar nga Kurumi, që ka përgjegjësi më të madhe. Përgjegjësi kanë dhe institucionet e vendit. Sa duket dhe politika është e përfshirë, sepse nga politika foli vetëm zoti Duka.

Besoj se deputetët nuk gjetën kurajon të flasin për këtë gjë, pasi diku iu preken interesat. Rama ka ardhur në këtë mënyrë, duke shkelur ligjet, për interesat e veta korruptive. Skandalet e qeverisë nuk mbarojnë. Është e çuditshme se përse kanë folur kaq pak në parlament për skandalin e mbetjeve kimike”, deklaroi Alibeaj.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related