‘Kush mendon se Ramën e heqin amerikanët gabon’, Berisha: Protestat e PD do të vazhdojnë, data e rinisjes do të përcaktohet

Data

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi gjatë mbledhjes së Kryesisë së PD se protestat janë e vetmja rrugë për largimin e Edi Ramës nga pushteti, duke hedhur poshtë pritshmëritë se kjo mund të ndodhë përmes ndërhyrjes së partnerëve ndërkombëtarë apo drejtësisë së huaj.

Berisha u shpreh se kush mendon se Ramën do ta largojnë amerikanët apo dosjet, gabon rëndë. Sipas tij, kryeministri do të përdorë çdo instrument të pushtetit për t’u mbrojtur dhe për të zvarritur përgjegjësinë politike e ligjore.

“Nëse presim që Edi Ramën ta marrë krimi apo dosjet me vete, gabohemi. Ai do të keqpërdorë të gjithë pushtetin për t’u mbrojtur. Nëse presim që të bëhet përgjegjës nga drejtësia amerikane, nuk jemi realistë, pasi ky problem është i komplikuar”, tha Berisha.

Lideri i opozitës theksoi se përgjegjësia për ndryshimin e situatës bie mbi qytetarët shqiptarë dhe jo mbi faktorë të jashtëm. Ai deklaroi se janë qytetarët ata që duhet të reagojnë dhe të përballen me qeverinë aktuale.

“Janë qytetarët ata që duhet t’i përvishen Edi Ramës. Protesta është rruga e vetme”, u shpreh ai.

Berisha paralajmëroi se Partia Demokratike do të vijojë me protesta të vazhdueshme dhe se gjatë mbledhjes së Kryesisë do të përcaktohet data e protestës së radhës. Sipas tij, koha për pritje ka përfunduar dhe opozita duhet të hyjë në një fazë të re të aksionit politik.

“Koha për protesta ka kaluar. Duhet të përcaktojmë datën e protestës së ardhshme. Çdo alternativë tjetër është iluzion”, përfundoi Berisha, duke theksuar se vetëm presioni i vazhdueshëm qytetar mund të çojë në largimin e qeverisë aktuale.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related