Skandali “Kurum”: 20 të arrestuar para Gjykatës së Durrësit

Data

Njëzet persona të arrestuar në kuadër të hetimeve për skandalin e mbetjeve të lidhura me kompaninë “Kurum” janë paraqitur këtë të enjte në Gjykatën e Durrësit, ku pritet të njihen me masat e sigurisë.

Të ndaluarit u shoqëruan nën masa të rrepta sigurie, ndërsa Prokuroria do të paraqesë provat dhe kërkesat përkatëse lidhur me veprat penale për të cilat ata dyshohen. Hetimet lidhen me menaxhimin e paligjshëm të mbetjeve industriale, shkelje të rënda mjedisore dhe dyshime për korrupsion e shpërdorim detyre.

Autoritetet bëjnë me dije se çështja është ende në fazë hetimore dhe priten zhvillime të reja, ndërsa të arrestuarit prezumohen të pafajshëm deri në një vendim përfundimtar të gjykatës.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related