Tensione në PS/ Edi Rama paralajmëron Elisa Spiropali me përjashtim nga grupi parlamentar

Data

Tensione të reja janë raportuar brenda Partisë Socialiste, ku kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar deputeten Elisa Spiropali me përjashtim nga mbledhjet e grupit parlamentar.

Sipas burimeve mediatike, gjatë mbledhjes së fundit, Rama është ndalur te qëndrimet dhe aktiviteti i Spiropalit në rrjetet sociale, si dhe mungesa e saj në disa votime në Kuvend. Ai thuhet se ka përdorur tone të ashpra, duke e paralajmëruar se një përsëritje e situatave të tilla do të çonte në përjashtimin e saj nga grupi.

“Herën e parë nuk erdhe në votim, herën e dytë bëre reagime publike, herë e tretë nuk ka”, mësohet të ketë thënë Rama, duke theksuar nevojën për disiplinë brenda partisë.

Kryeministri ka nënvizuar gjithashtu se në Partinë Socialiste nuk ka vend për përplasje të brendshme apo “drama”, duke kërkuar që të gjithë anëtarët të mbajnë një qëndrim të unifikuar.

Në fund të mbledhjes, sipas të njëjtave burime, Spiropali ka kërkuar të marrë fjalën për të reaguar, por kjo nuk i është lejuar.

Deri më tani nuk ka një reagim zyrtar nga vetë deputetja lidhur me këto zhvillime, ndërsa mbetet e paqartë nëse paralajmërimi do të pasohet nga masa konkrete.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related