Policia e Elbasanit ka finalizuar operacionin e koduar “Metalurgjiku”, duke arrestuar 16 persona, nga të cilët 9 janë shtetas të huaj, të dyshuar për ushtrimin e një aktiviteti të paligjshëm në përpunimin e mbetjeve dhe ndotjen e rëndë të mjedisit në zonën e ish-Metalurgjikut, në Bradashesh.
Operacioni u zhvillua pas një hetimi disamujor të ndjekur me metoda speciale, në bashkëpunim dhe nën drejtimin e Prokurorisë, si dhe me mbështetjen e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit.
Sipas policisë, dy subjekte tregtare kanë shkelur rëndë legjislacionin mjedisor, duke ndotur ajrin, ujërat dhe tokën, si dhe duke mos respektuar rregullat për menaxhimin e integruar të mbetjeve dhe përpunimin e mbetjeve të baterive.
TË ARRESTUARIT
Shtetas të huaj:
- Juncheol Chung, 64 vjeç – shtetas korean (administrator)
- Prakash Kadel, 32 vjeç – shtetas nepalez
- Rahul Pal, 24 vjeç – shtetas indian
- Styend Pal, 27 vjeç – shtetas indian
- Dheeraj Kumar, 32 vjeç – shtetas indian
- Rajesh Yadav, 38 vjeç – shtetas indian
- Munna Singh, 43 vjeç – shtetas indian
- Aaditiya Raj, 31 vjeç – shtetas indian (inxhinier/drejtues teknik)
- Rahul Pal, 24 vjeç – shtetas indian
Shtetas shqiptarë:
- Eglis Flaga, 48 vjeç – administrator
- Besnik Abdiaj, 62 vjeç – drejtor prodhimi
- Elton Bejkolli, 48 vjeç – drejtor prodhimi
- Elton Beqi, 51 vjeç – inxhinier
- Jakup Karaj, 63 vjeç – përgjegjës turni
- Dorjan Xhufka, 45 vjeç – operator furre
- Ismail Dybeli, 60 vjeç – shef i Sektorit të Mjedisit në Bashkinë Elbasan, i arrestuar për “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikim dokumentesh”
TË SHPALLUR NË KËRKIM
Janë shpallur në kërkim 8 shtetas, aksionerë të subjekteve tregtare:
B. Z., D. K., F. M., Gj. B., A. Sh., S. O., I. L., A. K.
Ata akuzohen për:
- “Ndotja e ajrit, ujërave dhe tokës”
- “Fshehja e të ardhurave”
- “Punësimi i paligjshëm”
- “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, kryer në bashkëpunim
MASAT ADMINISTRATIVE DHE SEKUESTRO
Gjatë inspektimeve:
- Një subjekt u gjobit me 3 milionë lekë
- Subjekti tjetër me 10 milionë lekë
- Aktiviteti i të dy subjekteve u pezullua
- U sekuestruan telefona celularë dhe DVR
Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme ligjore.
