Skandal me mbetjet toksike, Muçollari: Ministrat u mbrojtën dhe sot shpërblehen me poste

Data

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Grigels Muçollari, ka ngritur akuza të forta lidhur me skandalin e mbetjeve toksike, duke deklaruar se hetimi është përdorur për të fshehur përgjegjësinë politike dhe penale të zyrtarëve të lartë të qeverisë, përfshirë dy ministra, të cilët sipas tij sot janë shpërblyer me poste të reja.

Në një intervistë televizive, Muçollari theksoi se rasti përbën trafik ndërkombëtar të mbetjeve të rrezikshme, një vepër e ndaluar nga disa konventa ndërkombëtare, ku përgjegjësia kryesore bie mbi qeverinë shqiptare si garantuese e territorit. Ai nënvizoi se, si në rast dijenieje ashtu edhe padijenie, faji mbetet i rëndë, pasi tregon dështim total të kontrollit shtetëror.

Sipas tij, që në fillim ka pasur përpjekje për të censuruar dhe minimizuar ngjarjen, duke e trajtuar si jo të rrezikshme apo duke e kthyer në objekt humori. Muçollari deklaroi se vetëm presioni i organizatave ndërkombëtare dhe rrjetit të Bazelit detyroi autoritetet shqiptare të zbatojnë ligjin dhe të pranojnë kthimin e mbetjeve.

Ai akuzoi drejtpërdrejt Prokurorinë e Durrësit se, duke mbajtur çështjen në atë nivel, ishte e pamundur të hetohej përgjegjësia e ministrave dhe figurave politike. Sipas tij, hetimi u mbyll duke çuar para drejtësisë vetëm specialistë, drejtues të mesëm dhe biznesmenë, ndërsa përgjegjësia politike u la jashtë.

Muçollari e cilësoi skandalin si një shembull flagrant të mungesës së përgjegjësisë morale dhe politike, duke shtuar se një ministre e përfshirë në këtë çështje sot ka marrë një detyrë të re, ndërsa një tjetër zyrtar i lidhur me kalimin e kontejnerëve në port është promovuar në pozicion më të lartë.

Sipas tij, ky rast dëshmon se skandalet në Shqipëri jo vetëm që nuk ndëshkohen në nivelet e larta, por shpesh shërbejnë si trampolinë për karrierë politike

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related