“Ndërron jetë Kledi Kadiu”/ Mediat italiane trondisin me lajmin, ironizon balerini shqiptar

Data

Një gazetë italiane ka shkruar ditën e sotme se balerini i njohur me origjinë shqiptare, Kledi Kadiu, ka ndërruar jetë. Në fakt ky është një lajm i rremë pasi vetë balerini ka reaguar përmes një postimi në “Instastory”.

“Lamtumirë Kledi Kadiu, balerini i Amicit largohet shumë shpejt: iku! Ata u përpoqën të bënin çdo gjë”, është titulli që një media në Itali i ka vendosur artikullit të vet.

Teksa Kadiu ka publikuar këtë në “Instastory”, krahas shkruan:

“Më tregoni se kur do të bëhet funerali, kështu që të kaloj për të bërë një përshëndetje të fundit”.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related