SPAK urdhër për arrestim: Jorgo Goro duhet të rikthehet në burg, i kanë mbetur edhe 6 muaj e 10 ditë

Data

SPAK ka kërkuar rikthimin në burg të ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro, pas dënimit të tij nga Gjykata e Apelit.

Sipas informacioneve, pas përllogaritjes së kohës së paraburgimit, prokuroria ka arritur në përfundimin se Goro ka ende për të vuajtur edhe 6 muaj e 10 ditë burg.

Prokurori Elvin Gokaj ka nxjerrë urdhrin e ekzekutimit, ndërsa deri më tani nuk raportohet që policia ta ketë zbatuar këtë vendim.

Goro u dënua me 2 vite burg, të reduktuara në 1 vit e 4 muaj për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Ndërkohë, mbrojtja e ish-kryebashkiakut ka reaguar menjëherë duke depozituar një kërkesë për revokimin e urdhrit të ekzekutimit, duke pretenduar se ai e ka shlyer dënimin përmes kohës së kaluar në paraburgim.

Çështja pritet të shqyrtohet nga gjykata, e cila do të vendosë nëse Goro duhet të rikthehet në qeli apo jo.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related