Sistemi i pensioneve në krizë, Tabaku thirrje për një reformë të thellë: Propaganda nuk është zgjidhje

Data

Në një video të publikuar në rrjetet e saj sociale, deputetja demokrate, Jorida Tabaku, ka adresuar shqetësimet për gjendjen e pensionistëve në Shqipëri dhe ka kritikuar ashpër Qeverinë për dështimin e saj në përmirësimin e kushteve të jetesës për këtë grup vulnerabël të shoqërisë.

Tabaku theksoi se pensionistët janë shtresa më e varfër e popullsisë dhe vuajnë nga politikat e qeverisë që i kanë lënë ata në harresë, duke u përballur me një rritje të shpejtë të kostos së jetesës pa mbështetje të mjaftueshme financiare

Deputetja demokrate denoncoi përpjekjet e qeverisë për t’u takuar me pensionistët gjatë javës së fundit si “propagandë të zbrazët”, e cila, sipas saj, nuk mbulon realitetin e vështirësive me të cilat përballen të moshuarit. Ajo kritikoi shpenzimet e qeverisë për projekte luksoze dhe kontrata publike-private, ndërsa fondet për pensionet mbeten minimaliste dhe të pamjaftueshme për një jetë me dinjitet.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related