Sistemi financiar i Shqipërisë nuk është i përgatitur për ekonominë e gjelbër

Data

Rruga e anëtarësimit të Shqipërisë në BE kërkon përshtatjen e modelit të zhvillimit me ekonominë e gjelbër, çka do të thotë se vendi duhet te zhvillojë një sistem financiar në përputhje me mbrojtjen e mjedisit.

Por Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal, i cili po monitoron këto zhvillime në Rajon vë në dukje se Shqipëria është ende larg.

Kriteret kërkojnë që Shqipëria të përputhë politikën fiskale dhe atë financiare me ekonominë e gjelbër. Bankat duhet të kreditojnë projekte të qëndrueshme në përputhje me ndikimin në mjedis dhe taksat dhe tatimet duhet të marrin në konsideratë ekonominë e gjelbër.

Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal vë në dukje se aktualisht në Shqipëri nuk ekziston një sistem uniform për klasifikimin e aktiviteteve të biznesit bazuar në ndikimin e tyre në mjedis. Prandaj, është thelbësore që qeveria të punojnë për që të zhvillojnë një taksonomi të gjelbër.

Mungesa e të dhënave klimatike nga ana tjetër pengon aftësinë politikbërësve për të vlerësuar rrezikun e klimës me saktësi. BSH synon të mbështesë në zhvillimin e infrastrukturës së nevojshme të të dhënave për matjen e rreziqeve klimatike, por Shqipëria është në fazat e hershme të klasifikimit të aktiviteteve të gjelbra dhe të qëndrueshme.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related