“Sistemi doli lakuriq ”/ Lapaj: PS mori 10 mandate qyl, ne forca e tretë politike në vend

Data

“Nuk ka kthim pas, ne kemi çarë sistemin dhe jemi forca e tretë politike në vend”. Kështu u shpreh kreu i koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet Adriatik Lapaj i cili theksoi se numri i votave i përkthyer në mandate ka nxjerrë lakuriq sistemin, pasi sipas tij Partia Socialiste ka marrë 10 mandate qyl.

Lapaj thotë se të njëjtat vota që ka marrë si koalicioni i tij ashtu dhe PS në Vlorë e tregojnë më së miri këtë, ku kjo e fundit ka 9 mandate dhe Nisma Shqipëria Bëhet vetëm 1 mandat.

“Rezultati që ka marrë me vota me atë në mandate, ka marrë qyl 10 mandate që ia ka siguruar sistemi. Kjo tregon qartë që ajo që kemi thënë për sistemin e padrejtë, është e vërtetë. E dyta ne kemi marrë 64268 vota të numëruara të cilat janë përkthyer në një mandat, ndërkohë PS në Vlorë ka marrë vota njësoj sa ne dhe ka marrë 9 mandate. Kemi nxjerrë lakuriq sistemin. Ne kemi hyrë që të bëjmë kontrastin me sistemin se ndryshimi nuk është gjë e lehtë, por kontrastin do e bëjmë shumë të fortë. Jemi në disporporcion total”, tha Lapaj në A2 CNN.

Edhe pse targeti i vendosur prej tij ishte të merrnin 300 mijë vota, Lapaj thotë se priste një rezultat më të mirë se brenda vendit, por edhe në diasporë. Ai thekson se ka lënë pas 48 parti të tjera dhe renditet forca e tretë politike në vend.

“Ne hymë në një garë me 53 parti politike. Nuk e aspiroja këtë rezultat, unë akoma i aspiroj përkundrazi e marr si rezultat që duhet lexuar dhe do shkojmë përpara. A do ta arrijmë në zgjedhjet e tjera mbetet për t’u parë kemi hyrë në politikë që një ditë të drejtoj Shqipërinë. Në këto zgjedhje vendosëm si target 300 mijë vota. Është rezultati më i mirë i marrë, kemi lënë 48 pas. Nuk ka kthim pas se ne e duam këtë që bëjmë e kemi pasion këtë. Sistemi është çarë, ne kemi hyrë në parlament, kemi marrë vota sa askush nuk kishte marrë më parë. Nëse kur e nisëm ishim 25 djem e vajza, të gjithë na shihnin në mënyrë të çuditshme. Sot është fakt që kemi ë rrugëtim dyvjeçar. Të dhënat na kanë renditur të tretët si forcë politike dhe koalicion i tretë politik në vend. Kemi gjithë motivin për ta çuar përpara. Kam pritur një rezultat më të mirë brenda dhe shumë më të lartë nga vota e diasporës”, theksoi Lapaj.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related