Është publikuar fotoja e 47-vjeçarit Skerdilajd Isufi, i cili u vra me thikë pas një konflikti për parkimin e automjetit.
Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ndodhi pasi viktima kishte parkuar makinën përpara banesës së Roland Pujës. Debati mes dy bashkëmoshatarëve u përshkallëzua me shpejtësi, duke përfunduar me goditje me thikë.
47-vjeçari u transportua me urgjencë në spital, por për shkak të plagëve të rënda nuk arriti të mbijetonte.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
