Dy persona janë arrestuar për trafik droge në Itali, pas një ndjekje të rrezikshme policore, pasi refuzuan t’i bindeshin urdhrave për ndalim.
Të ndaluarit janë një 31-vjeçar shqiptar dhe një italian 49-vjeçar, të dy me disa dënime të mëparshme për krime të lidhura me drogën.
Të dyshuarit po udhëtonin me një “Audi A1”, e cila u ndalua rreth orës 14:00 përgjatë rrugës shtetërore 38, në komunën e Berbennos, drejt Sondrio, që ecte me shpejtësi. Efektivët i ndoqën për disa kilometra.
Pas një kontrolli personal dhe të automjetit, oficerët gjetën një pako celofani që përmbante 53 gramë kokainë brenda automjetit. Droga u sekuestrua dhe të dy u arrestuan, në pruitje të masës së sigurisë dhe procesit.
