Si Meta dhe Kryemadhi ndikuan te Vodafone Albania për marrëveshjen me UNIFI për të përfituar përqindje nga…

Data

Një tjetër skandal i përmasave të mëdha në dosjen e Prokurorisë së Posaçme lidhet me ndërhyrjet e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit në marrëveshjen mes Vodafone Albania dhe kompanisë UNIFI, në pronësi të biznesmenit Adrian Shatku. Dosja e SPAK tregon se dyshja ka ushtruar ndikim të drejtpërdrejtë tek drejtorët e Vodafone,  për të siguruar përfitime financiare nga fitimet e kompanisë së kushëririt të Monika Kryemadhit SPAK ka zbuluar se Meta-Kryemadhi ka kërkuar nga Vodafone që të lidhë marrëveshje për tranzitimin e thirrjeve ndërkombëtare me kompaninë UNIFI të Adrian Shatkut.

Tranzitimi i thirrjeve ndërkombëtare të kompanisë Vodafone ishte kthyer në minierë ari për kompanitë që ofronin këtë shërbim duke hapur edhe oreksin e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit për t’u futur në këtë treg.  Një takim kyç është zhvilluar në rezidencën private të Monika Kryemadhit në ish-Bllok, ku janë diskutuar detajet e marrëveshjes. Por loja nuk është ndalur këtu. Një tjetër takim, këtë herë në një nga restorantet më të njohura të Tiranës, është organizuar nga një mik i tyre i përbashkët, banor në të njëjtën lagje me ta në Gjirin e Lalëzit.

Në këtë mbledhje private ka qenë i pranishëm edhe një nga drejtuesit kryesorë të Vodafone Albania, çka hedh dritë mbi përpjekjet për të formalizuar këtë marrëveshje nën hije. Monika Kryemadhi përdoren Marin Gjonajn e Info Telecom dhe Theodhori Çamin, të cilët në atë periudhë ofronin shërbimin e tranzitimit të thirrjeve. UNIFI u fut në këtë biznes si përfaqësuese e Metës dhe Kryemadhit duke marrë copa prej copave të Gjonajt dhe Çamit, të cilët po ashtu i shërbyen çiftit Meta-Kryemadhi.

Dokumenti

Takimi privat me drejtorin e Vodafone

Ishte Theodhor Çami, komshiu i Metës dhe Kryemadhit që organizoi takimin me drejtorin e Vodafone në ambientet private të hotel – restorant Padam. “Nga verifikimi që iu bë kontratës së interkoneksionit, të lidhur midis Vodafone AL dhe UNIFI Holding, Dega Shqipëri, e administruar me shkresën nr. 2114/1 Prot, datë 07 Shkurt 2024, rezulton se kjo kontratë është nënshkruar për UNIFI Holding, Dega Shqipëri në datën 19 Qershor 2014, nga Adrian Shatku dhe është nënshkruar për Vodafone Albania, në datën 01 Korrik 2014 nga Dietlof Mare, Drejtor Ekzekutiv i Vodafon Shqiperi.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related