Avokati Arben Llangozi ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe ish-ministres Olta Xhaçka, duke theksuar se ata janë shpëtuar nga çdo hetim, ndonëse janë të dyshuar për abuzime të mëdha me pushtetin. Teksa dje ishte i ftuar në një studio televizive, ai e akuzon Ramën për nënshkrimin e 16 vendimeve (VKM) që favorizojnë inceneratorët, një veprim që ka sjellë një dëm të konsiderueshëm për shtetin shqiptar. Gjithashtu Llangozi thekson se kjo nuk mund të mbetet pa u hetuar, pasi këto vendime kanë ndikuar drejtpërdrejt në buxhetin e shtetit dhe në taksat e qytetarëve, duke kërkuar një hetim të plotë mbi përgjegjësinë e kryeministrit për këtë skandal. Po ashtu, avokati akuzon Xhaçkën për mbështetje të keqpërdorimeve që kanë ndodhur në këtë proces, duke kërkuar që të dy të përballen me drejtësinë për pastrimin e sistemit dhe mbrojtjen e interesit publik.
Pra kjo deklaratë është një mesazh për Prokurorinë e Posaçme (SPAK), e cila tashmë ndodhet para provës së “zjarrit”. “Reagimi i SPAK është një reagim që siguron qytetarët e tij të mos kenë panik pasi kjo reformë në drejtësi synonte të sillte një drejtësi më të mirë për publikun, por se kemi parë një gjë të tillë dhe përditshmëritë tona kanë qenë më të larta. SPAK ka goditur në disa nivele supozohet, por nuk është e tillë dhe Prokuroria e Posaçme s’ka gjë tjetër veçse një prokurori që është bazuar te përgjimet e ardhura sepse vetë SPAK asnjë operacion se ka nisur nga fillimi dhe ta çojë deri në fund, përveç arrestimit të Berishës eh Metës. Kemi rreth dy vite që nuk kemi goditje në kuadër të grupeve të krimit të organizuar, duke ju referuar dhe kronikës nuk kemi të kapur, sekuestruar grupe të përfshirë në trafikun e drogës dhe kjo shihet si një dështim për mua dhe për qytetarët.
