Sali Berisha: Kapelja ka simbolin, numrin e Zotit, numrin hyjnor 1.
Blendi Fevziu: Ke 34 vjet që bën fushata. Edhe unë kam 34 vjet që ju ndjek në çdo fushatë. Nuk ke mbajtur ndonjëherë kapele.
Sali Berisha: Problemi është se edhe e mbaj edhe s’e mbaj. E mbaj se 1. Njëshi është për t’u mbajtur, është frymëzim.
Blendi Fevziu: Çfarë solli LaCivita në fushatë?
Sali Berisha: LaCivita solli shumë. E tërë fushata udhëhiqet prej tij dhe ka një rregull. Në qoftë se merr këshilltar, ti je boksieri në ring që do të dëgjosh trajnerin. Në këtë kontekst këshilltari përcakton në tërësi shumicën e të gjithë procesit elektoral.
Fatos Hakorja: Çfarë keni dashur të bëni ju dhe LaCivita ju ka penguar të mos e bëni?
Sali Berisha: Ai ka studiuar fushatën e kundërshtarit dhe ka dhënë rekomandime për fushatën tonë. Ai ka studiuar programin tonë dhe e ka miratuar, me të cilin ne jemi paraqitur. Programi ynë është i një force konservatore, por ai e ka pëlqyer dhe beson se ky program me sugjerimet e tij është programi që çon në fitore. Së treti, fushatat kanë raportet e qëndrimit ndaj kundërshtarit dhe qëndrimit ndaj qytetarit. Raportet pozitivitet, negativitet. Dhe ai këtu ka orientimin e tij. Së katërti, fushata që drejton sollën si risinë më të madhe takimin, rezultatet e takimit. Cili ishte mjeti më kryesor? Për shembull, unë mund të bëja një fushatë ditë për ditë në televizione. Dhe ka që e kanë bërë në këtë formë. Jo! Risia e fushatës së fundit të Donald Trump ishte se fitohet me takimin. Pse? Sepse këta gjetën se me takime individuale arrijnë të ndryshojnë 1/3 e mendimit të atyre që nuk janë dakord të votojnë për ta. Solli një seri risish, mendimesh, dhe ka persona në parti që monitoron non stop.
