Shehi: Partitë e vogla marrin 200 mijë vota

Data

Qytetarët kanë një mundësi të madhe më datë 11 maj. Deri më datë 10, i pasuri është pasur, i varfri është i varfër, i dituri është i ditur, i padituri është i paditur. Më datë 11, të gjithë shqiptarët janë të barabartë, të gjithë kanë një votë, një votë ka fukarai, një votë ka i pasuri. Të nesërmen më 12, ata kthehen sërish te pozicioni i vjetër. Milioneri gdhin milioner dhe fukarai më fukara. Kanë një ditë barazie dhe këtë ditë duhet ta shfrytëzojnë”.

Kështu u shpreh kreu i koalicionit Djathtas për Zhvillim, Dashamir Shehi, teksa i bëri thirrje qytetarëve që të ushtrojnë të drejtën e tyre për të ndryshuar të ardhmen.

Më tej, ai tha se pret që partitë e vogla të marrin 200 mijë vota së bashku. “Mendoj se partitë e vogla do të marrin 200 mijë vota më 11 maj. Do të ishte shumë mirë të ishim të gjithë bashkë, u përpoqëm, por nuk e arritëm”, tha Shehi.

Shehi: 13 vite ortakëri Berisha-Rama, nëse ua jepni votën do gjeni belanë

“Berisha këtë punë ka bërë prej vitesh. Kush nuk është me Berishën është komunist, me Ramën. Nëse ka një njeri ortak me Ramën është Berisha. E gjithë historia e 13 viteve është një ortakëri me Ramën. Bashkë bën një kushtetutë në 2008. Bën një ligj elektoral sot edhe më të keq, e bënë bashkë dhe me këtë ligj kanë administruar politikën.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related