Si e mashtroi dy herë KQZ-në Tonin Marinaj

Data

Kreu i Bashkisë së Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj, ka mashtruar dy herë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve sa i përket formularit të vetë-deklarimit. 

Kjo duket qartë në përgjigjet që ka dhënë në dy formularët e vetë-deklarimit për zgjedhjet vendore të vitit 2019 dhe vitit 2023, i cili ka mohuar se ka qenë nën hetim apo gjykim nga një autoritet i huaj për ndonjë vepër penale.

Po si qendron e verteta?

Në dosjen hetimore të Prokurorisë së Firences, ky kryebashkiaku socialist akuzohet për trafik ndërkombëtar të drogës

Në vitin 2016, gjatë hetimeve të kryera 8 vite më parë, Prokuroria e Firences e akuzon kryebashkiakun socialist se ka themeluar, nxitur dhe drejtuar një organizatë me përmasa ndërkombëtare, me bazë kryesisht në Toskana, Venecia, Udine dhe në Shqipëri për trafik të marijuanës.

Prokurori Giulio Monferini hetoi për të paktën 6 vite dhe më 29 mars të 2016 ngriti akuza ndaj 8 personave për organizatë kriminale me përmasa ndërkombëtare për trafik të lëndëve narkotike, marijuanës, mes të cilëve edhe Tonin Marinaj.

Sipas Prokurorisë së Firences, Marinaj ka qenë koka e bandës kriminale, që prodhonte marijuanën në Shqipëri dhe më pas e dërgonte atë drejt Italisë, nga ku shpërndahej me shumicë dhe pakicë. Përgjimet dhe bisedat telefonike që ndodhen në dosjen hetimore të prokurorisë italiane fokusohen në pranverën dhe verën e vitit 2010.

Dosja hetimore përmban përgjime telefonike si dhe foto të personave që akuzohen dhe të sasive të drogës. Në dy prej fotove, prokurorët italianë theksojnë se është Tonin Marinaj teksa takohet me anëtarët e bandës kriminale.

 

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related