Një 35 vjeçar është arrestuar në Tiranë për plagosje.
Sipas policisë, i riu është konfliktuar me një 58 vjeçar, burri i hallës së tij, dhe më pas e ka goditur me mjet prerës. Ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta
58-vjeçari ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 7 arrestuan shtetasin F. K., 35 vjeç, banues në Marqinet, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës shtetasin Q. K., 58 vjeç (burrin e hallës së tij). 58-vjeçari ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
