A po shembet perandoria e Ermal Beqirit në AKSHI?

Data

Publikimi në media i lajmit se agjentët e BKH-së kanë ushtruar kontrolle në zyrat e kompanisë Soft & Solution është një zhvillim shumë i fortë në një nga tregjet më të pasura financiarisht të Shqipërisë sot, teknologjisë së informacionit.

Soft& Solution është kontraktori kryesor i AKSHI-t. Vitin e kaluar kompania realizoi 18.7 milionë euro të ardhura dhe një fitim neto prej 11.2 milionë eurosh. Kjo e bën atë një nga kompanitë me efiçencën më të lartë në botë, me normë fitimi rrumbullak 60 për qind mbi xhiron. Ose i bën tenderat e AKSHI-t të kripur deri në ekstrem.

Por teksa lajmi i kontrollit të BKH në zyrat e kompanisë nuk është konfirmuar ende zyrtarisht nga SPAK, ka disa zhvillime të tjera që sinjalizojnë se perandoria e Beqirit në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit mund të ketë filluar të lëkundet. Njëri prej tyre është rikthimi në lojë i Gerond Meçes.

Gerond Meçe

Advanced Business Solutions, kompania e Meçes, ishte kontraktori më i madh historik i AKSHI-t nga viti 2014, kur socialistët morën pushtetin, deri në vitin 2023 me gati 50 milionë euro pagesa të drejtëpërdrejta nga thesari. Por në vitin 2023 kompanisë iu mbyll dera brutalisht në mënyrë të beftë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related