Shtyhet seanca për dosjen e ndarë ndaj Fatime Kryemadhit, mungojnë e pandehura dhe avokatët

Data

Seanca gjyqësore për dosjen e ndarë nga procedimi penal ndaj ish-presidentit Ilir Meta është shtyrë këtë të hënë, për shkak të mungesës së Fatime Kryemadhit dhe përfaqësuesve të saj ligjorë.

Në sallën e gjyqit ishte e pranishme vetëm e pandehura Ema Çoku, ndërsa Fatime Kryemadhi nuk u paraqit. Gjithashtu mungoi edhe Pirro Xhixho, i cili u përfaqësua nga avokati i tij, Sokol Mëngjesi.

Sipas organit të akuzës, në këtë seancë ishte parashikuar të lexohej pretenca për të pandehurit, por mbrojtja e Kryemadhit kërkoi shtyrjen e procesit.

SPAK argumentoi se, për shkak të mungesës së të pandehurës dhe faktit që ajo nuk përfaqësohej nga mbrojtja ligjore, nuk ishin plotësuar kushtet për vijimin e shqyrtimit gjyqësor.

Për pasojë, Gjykata vendosi shtyrjen e seancës, ndërsa data e zhvillimit të saj të radhës pritet të caktohet në vijim.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related