Afera “Partizani”, SPAK zbardh detaje të reja për lidhjet e Malltezit dhe kontratat milionëshe

Data

Në seancën gjyqësore në Gjykatën e Posaçme, Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka paraqitur detaje të reja në hetimet për çështjen “Partizani”, duke u ndalur te dëshmia e ish-ministrit të Mbrojtjes, Gazmend Oketa, dhe lidhjet e personave të përfshirë në procesin e privatizimit të ish-kompleksit sportiv.

Sipas SPAK, Oketa është pyetur për emërimin e Besnik Dervishit si shef kabineti në Ministrinë e Mbrojtjes në vitin 2008, periudhë që përkon me procedurat për kalimin e pronës së ish-kompleksit “Partizani” nga Ministria e Mbrojtjes te ish-pronarët.

Në dëshminë e tij, Oketa deklaroi se e kishte njohur Dervishin për shkak të profesionit të përbashkët si inxhinier ndërtimi dhe se e kishte përzgjedhur për t’iu bashkuar kabinetit të tij. Ai tha gjithashtu se nuk kishte dijeni që Dervishi ushtronte aktivitet privat në kohën kur mbante funksionin publik.

SPAK evidenton se Dervishi ishte pronar i kompanisë “Standart Alb”. Sipas dosjes hetimore, edhe pas emërimit në Ministrinë e Mbrojtjes më 14 prill 2008, ai vijoi aktivitetin privat. Në qershor 2009 ai transferoi aksionet e kompanisë te Andrea Miço, ndërsa vetëm tre muaj pasi u largua nga detyra publike, rimori sërish pronësinë e saj.

Hetimet tregojnë se në vitin 2010 Dervishi krijoi edhe shoqërinë “Supervizion Profesional”, e cila u angazhua si mbikëqyrëse e punimeve të kryera nga kompania “Kontakt” në kompleksin “Homeplan Magnet”. Vlera e këtyre shërbimeve, sipas SPAK, arrin në rreth 220 mijë euro për periudhën 2010–2020.

Nga analiza e dokumentacionit financiar, SPAK ka konstatuar gjithashtu se kompania “Standart Alb” ka realizuar shitje dhe shërbime ndaj shoqërisë “Kontakt” në vlerën totale prej 181.166.979 lekësh, ose mbi 1.8 milionë euro, gjatë viteve 2010–2021.

Në dosje është administruar edhe kontrata mes “Standart Alb” dhe kompanisë “Kontakt”, të përfaqësuar nga Fatmir Bektashi, për realizimin e punimeve në projektin “Homeplan”, element që sipas organit të akuzës përbën pjesë të provave në hetimin për aferën “Partizani”.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related