Shtyhet seanca për aferën “Partizani” në GJKKO, mbrojtja e Berishës kërkon dëshmitar Edi Ramën

Data

Seanca e djeshme në Gjykatën e Posaçme për çështjen e njohur si afera “Partizani” është shtyrë, pasi mbrojtja e ish-kryeministrit Sali Berisha paraqiti një sërë kërkesash procedurale.

Avokati Genc Gjokutaj kërkoi thirrjen si dëshmitar të kryeministrit Edi Rama, në cilësinë e ish-kryetarit të Bashkisë së Tiranës, duke argumentuar se ai ka pasur rol kyç në ndryshimin e destinacionit të truallit nga klub sportiv në shesh ndërtimi. Sipas mbrojtjes, pa vendimet e Ramës kjo çështje nuk do të ekzistonte.

Gjokutaj kërkoi gjithashtu thirrjen si dëshmitar të Besmir Karanxhës, oficer i policisë gjyqësore, duke e cilësuar si aktivist politik dhe duke ngritur dyshime për paanshmërinë e hetimit. Ai theksoi se çështja ka karakter politik dhe se janë përdorur deklarata publike dhe thirrje politike për të ndikuar drejtësinë.

Nga ana tjetër, avokatja Klodiana Gjyzari deklaroi se akuza është ndërtuar pa bazë ligjore dhe pa prova konkrete. Sipas saj, prokuroria nuk ka sqaruar se cili veprim konkret i Berishës përbën shkelje penale dhe ka ndërtuar akuzën duke gjetur fillimisht autorin e më pas veprën penale.

Seanca e radhës pritet të vijojë me shqyrtimin e këtyre kërkesave dhe parashtrimet e tjera të mbrojtjes.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related