Seanca paraprake në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për ish-presidentin Ilir Meta dhe ish-bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi, e planifikuar të zhvillohej ditën e sotme, është shtyrë.
Shkak për shtyrjen e seancës ka qenë mungesa e një prej avokatëve të njërit prej të pandehurve, duke e bërë të pamundur zhvillimin normal të procedurës gjyqësore.
Gjatë paradites, Monika Kryemadhi u pa teksa hynte në ambientet e GJKKO-së, duke buzëqeshur drejt mediave, por pa dhënë deklarata. Ndërkohë, avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani, u shpreh shkurt para nisjes së seancës, duke thënë: “Shihem pas seancës”.
Gjykata ka caktuar datën 22 janar për zhvillimin e seancës së radhës.
Ilir Meta ndodhet në paraburgim prej më shumë se një viti, ndërsa ndaj tij dhe Monika Kryemadhit po zhvillohet procedura paraprake, e cila do të përcaktojë nëse çështja do të kalojë për gjykim të plotë.
