“Do zbulojmë fakte tronditëse”, Cakrani: Meta mbahet në paraburgim pa prova, betejë ligjore për zëvendësimin e masës

Data

Avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani, ka deklaruar për mediat se procesi gjyqësor ndaj ish-presidentit po zvarritet qëllimisht dhe po menaxhohet në mënyrë të papërgjegjshme nga gjykata dhe prokuroria. Sipas tij, kjo situatë ka sjellë një precedent të rrezikshëm, ku Ilir Meta mbahet në paraburgim pa prova konkrete që mbështesin akuzat ndaj tij.

Cakrani theksoi se prokuroria ende nuk ka paraqitur listën e plotë të provave, çka sipas tij përbën një shkelje të rëndë proceduriale. Ai e cilësoi situatën si “çmenduri juridike”, duke shtuar se mbrojtja nuk ka mundësi të njohë realisht akuzën për të cilën po mbahet i arrestuar klienti i tij.

Avokati u ndal edhe te dëshmia e një personi kyç në çështje, duke akuzuar prokurorinë se ka paraqitur në mënyrë të cunguar deklarimet e tij, të cilat sipas Cakranit janë kontradiktore në kohë të ndryshme dhe ndikojnë drejtpërdrejt në vlefshmërinë e akuzës.

Sipas tij, zvarritja e procesit nuk vjen nga pala mbrojtëse, por nga mosorganizimi i gjykatës dhe prokurorisë, ndërsa pezullimi i afateve është bërë pa kërkesë nga organi i akuzës. Cakrani paralajmëroi se këto vendime do të ankimohen në Gjykatën e Apelit, duke iu referuar edhe praktikës së Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut për rastet e paraburgimit të zgjatur pa arsye të justifikuara.

Ai deklaroi se ekipi i mbrojtjes ka kërkuar zëvendësimin e masës së sigurisë për Ilir Metën dhe se ekzistojnë rrethana të reja që e justifikojnë këtë kërkesë. Sipas tij, Meta nuk ka asnjë lidhje me çështjet për të cilat akuzohet, përfshirë ÇEZ-DIA-n, lobimin apo pasurinë personale.

Cakrani paralajmëroi gjithashtu se në ditët në vijim do të zhvillohet një konferencë për shtyp, ku do të bëhen publike detaje dhe fakte të reja që, sipas tij, do të jenë tronditëse për opinionin publik dhe do të rrëzojnë akuzat ndaj Ilir Metës.

“Ne do ta fitojmë këtë betejë ligjore. Ilir Meta nuk do të qëndrojë në paraburgim për faj të zvarritjeve dhe shkeljeve proceduriale. Ky proces është i montuar politikisht dhe do të zhbëhet me prova dhe fakte”, u shpreh Cakrani.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related