Regjimi i Aleksandër Vuçiç po përballet me një tronditje të vazhdueshme, ndërsa rrugët e Beogradit dhe qyteteve të tjera serbe janë plot me protesuar. Tubimi i fundit në Beograd, i zhvilluar saktësisht gjashtë muaj pas tragjedisë së rëndë në Novi Sad, vjen në një moment tejet të ndjeshëm: vetëm pak ditë pas takimit që përfaqësuesit e studentëve patën me Marta Kos, komisioneren e Bashkimit Europian. Kjo protestë e përforcon sinjalin se lufta kundër korrupsionit, kërkesat për drejtësi dhe për dinjitet pune nuk janë më çështje të brendshme, por kanë filluar të marrin vëmendjen ndërkombëtare. Ndërkohë, përpjekjet e Vuçiçit për të minimizuar peshën e protestës, përmes deklaratave kontradiktore për numrin e pjesëmarrësve, zbulojnë qartë frikën e tij.
Protestat në Serbi, studentët “marrin zemër” nga Marta Kos, ja pse regjimi i Vuçiçit po e ndjen rrezikun
Data
