FOTO/ Nën hetim nga SPAK, Arbjan Mazniku takim privat “kokë më kokë” me Ulsi Manjën

Data

Në rrjetet sociale po qarkullon një foto, ku dy ministrat e Edi Ramës janë duke zhvilluar një takim “kokë më kokë” në një kafene.

Bëhet fjalë për ish-nënkryetarin e Bashkisë së Tiranës, aktualisht ministër i Pushtetit Vendor Arbjan Mazniku dhe ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja.

Në foto: Takimi mes Arbjan Maznikut dhe Ulsi Manjës

Ky mund të konsiderohet një takim i zakonshëm mes dy kolegësh, por gjithsesi, konteksi në kohën kur ka ndodhur takimi tërheq vëmendje. Kjo për shkak se ky takim “kokë më kokë” me Ulsi Manjën vjen në një kohë kur në media është raportuar se Arbjan Mazniku është zyrtarisht nën hetim nga Prokuroria e Posaçme (SPAK).

HETIMI PËR RESTORANTIN E GRUAS “THE HOME”

Mazniku është nën hetim nga SPAK lidhur me shpenzimet e bashkisë së Tiranës në një restorant në pronësi familjare të tij dhe lidhjet e këtij investimi me një tender të kompanisë publike, Tirana DC, e cila ngrenë pikëpyetje për konflikt interesi.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related