Seanca paraprake në GJKKO për ish-presidentin Ilir Meta është shtyrë. Gjatë seancës së sotme, prokurorët kanë lexuar vetëm një pjesë të parashtrimeve të tyre, ndërsa janë shënuar debate mes palëve lidhur me provat.
Pas përfundimit të seancës, avokati i Metës u shpreh se akuza nuk qëndron dhe se beteja ligjore mbetet e hapur.
Seanca e radhës do të zhvillohet më 29 janar, e cila pritet të jetë vendimtare për ecurinë e procesit gjyqësor.
