Gjykata Kushtetuese ka pranuar kërkesën e Sali Berishës për të shqyrtuar kushtetutshmërinë e masës së sigurisë “detyrim paraqitjeje” në çështjen “Partizani”. Vendimi hap rrugën për një përballje të re ligjore, duke vënë në pikëpyetje vendimet e marra më herët nga Gjykata e Posaçme, Apeli dhe Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë.
Sipas mbrojtjes, këto vendime janë në shkelje të Kushtetutës dhe duhet të shfuqizohen. Gjykata Kushtetuese do ta shqyrtojë çështjen mbi bazën e dokumenteve, ndërsa data e seancës ende nuk është caktuar.
Berisha është marrë i pandehur për korrupsion pasiv në bashkëpunim, në lidhje me privatizimin e ish-klubit sportiv “Partizani”, një dosje që ka në qendër një nga hetimet më të bujshme politike të viteve të fundit.
