Shtyhet bonusi, pensionistët do ta marrin shpërblimin e premtuar në 1 mars, tërheqja e tij do të bëhet në të njëjtën…

Data

Pensionistët nuk do presin të mbarojmë zgjedhjet ne, do e marrin që në shkurt. Se si e mendojnë ata që mendjen e kanë mbrapsht kjo është festa e madhe e demokracisë. Kështu që nuk kam asnjë shqetësim”, tha kryeministri Edi Rama më herët. Por lajmi i fundit nga qeveria është se bonusi që ishte premtuar nga qeveria do të jepet më 1 mars. Sipas shpjegimit nga qeveria, shkak për vonesën në shpërndarjen e bonusit janë bërë procedurat e brendshme. Tërheqja e tij do të bëhet në të njëjtën ditë që do të merret edhe pensioni i përmuajshëm. Të moshuarit që marrin pension deri në 20 mijë lekë, do të marrin 10 mijë lekë shtesë në pranverë. Kush merr më shumë se 20 mijë lekë pension, do të përfitojë edhe 5 mijë lekë të tjera si bonus.

Pensionet shqiptare, më të varfrat në Europë në krahasim me të ardhurat

Por bonuset nuk janë zgjidhje për pensionistët dhe këtë e tregojnë faktet. Shqipëria mbetet në vend të fundit në rajon për nivelin e pensioneve, si edhe për treguesit kryesorë që kanë lidhje me to. Referuar të dhënave të Eurostat për vitin 2021 (të dhënat më të fundit të disponueshme), Shqipëria, me 131 euro pension mesatar mujor, është në vend të fundit në Evropë, duke u kaluar edhe nga vendet e rajonit të marra në analizë, Serbia, Mali i Zi dhe Bosnje-Hercevogina. Gjithashtu vendi ynë është i fundit edhe sa i përket pensionit mesatar mujor në raport me fuqinë blerëse, të vlerësuar në 244 euro. Edhe sa i përket raportit mes të ardhurave nga pensionet dhe fitimeve në periudhat e vonshme të karrierës, pra në vitet e fundit të punësimit, përpara daljes në pension, me raportin 37%, Shqipëria qëndron në vendet e fundit në Europë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related