Shtyhen interpelancat me Ermal Nufi dhe Mirela Kumbaro, Erjona Ismaili jep arsyet

Data

Dy interpelancat e kërkuara nga opozita në Kuvend janë shtyrë për një seancë tjetër, për shkak të mungesës së ministrave përkatës.

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili, sqaroi se ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, nuk mundi të ishte i pranishëm për shkak të një angazhimi zyrtar jashtë vendit dhe ndryshimeve në orarin e fluturimit.

Sipas saj, Nufi ndodhej në një vizitë zyrtare në Kroaci dhe kthimi i tij u pamundësua nga greva e kompanisë ajrore Lufthansa, duke bërë të pamundur pjesëmarrjen në interpelancën e kërkuar nga Partia Demokratike lidhur me çështjen e shoqërisë “KAYO”.

Ndërkohë, në seancë mungoi edhe ministrja Mirela Kumbaro, për të cilën u sqarua se ndodhej në një aktivitet të lidhur me një konkurs për gjuhën shqipe.

Në lidhje me këtë situatë reagoi edhe kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, i cili theksoi se interpelancat duhet të kenë përparësi ndaj çdo angazhimi tjetër.

Ai u shpreh se ministrat duhet të respektojnë Kuvendin dhe të jenë të pranishëm në seanca, por shtoi se rasti i ministrit të Mbrojtjes përbën një përjashtim për shkak të rrethanave të paparashikuara.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related