Bashkimi Demokratik për Integrim i ka dërguar një letër OSBE-së në Shkup në lidhje me tragjedinë në Koçan ku humbën jetën 59 persona dhe 155 janë lënduar.
Në letër thuhet se zhvillimi i hetimeve duhet ti lihet organeve kompetente dhe jo kryeministrit ku sipas Bashkimit Demokratik për Integrim, Mickoski ka marrë rolin e hetuesit, prokurorit dhe gjykatësit
BDI i bën thirrje OSBE-së në Shkup dhe misoneve të tjera që të ndjekim më nga afër këtë proces dhe të tregohen transparent, të besueshëm dhe të lirë nga ndikimet politike.
