Shqiptarët vazhdojnë të largohen nga vendi, rriten sërish aplikimet për azil

Data

Pas një ngadalësimi disa mujor, aplikimet për azil kanë shënuar një tendencë të lehtë rritjeje në verë. Të dhënat e Eurostat bënë të ditur se në muajin gusht u shënuan gjithsej 590 kërkesa për azil në gusht, duke shënuar nivelin më të lartë që nga muaji maj.

Gjithsesi, kërkesat për azil vijojnë të mbeten të ulëta në raport me vitet e mëparshme. Sipas Eurostat, për periudhën janar-gusht u regjistruan gjithsej 4900 aplikime për azil nga shtetas shqiptarë, me një rënie prej 20% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe pothuajse sa gjysma e vitit 2022, kur u shënua dhe niveli më i lartë i viteve të fundit.

Shtetet më të preferuara për azil mbeten Franca, e ndjekur nga Gjermania e Italia.

Ndërsa kanali i emigracionit përmes aplikimeve për azil ka ardhur në rënie, tendenca është për ikjen me leje pune. Të dhëna të tjera të Eurostat bënë të ditur se numri i lejeve të qëndrimit për herë të parë të dhëna gjithsej nga shtetet e BE-së për shtetasit shqiptarë që duan të punojnë ka shënuar rritje të ndjeshme që pas pandemisë.

Në 2022 u arrit niveli më i lartë rekord, të paktën prej nga viti 2013 që raportohen të dhënat, në 21 mijë. Në 2023 u dhanë 17.6 mijë leje. Ndërkohë që aplikimet për azil në 2023 ishin rreth 9.1 mijë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related