Shoku Pandi i shkruan kronikës

Data

Eh, vëlla, vëlla, si erdhën këto kohëra …eh! Nuk dimë më ku kemi kokën, madje as koka nuk na duhet gjë! Mjafton bash-Koka që kemi në krye, jo rradakja mbi shpatulla!

Shoh veten në pasqyrë dhe i them, ishe dy herë Vezir i Madh, jo ibretKryeministër, të kishte llafi peshë, tani të ka në dorë Bora virania!

Për foton e CV-së që i nisa më tërhoqi vërejtje, pasha Zotin, pse kaq i zymtë, më tha, mos e ke këtë vëngërsi formë disidence ndaj epokës së lumturisë që Babo i ka dhënë këtij qafir milet që po e lodh e plak?! Mejtimet e brendshme e trazimet më bënë të marr kartë e penë të ndaj ca daramete, të të bëj ca kritika e të të marr një mendje! Sa zili ia kam atij merhumit Bakes, salltaneti salltanet, gjumi gjumë, udhëtimi udhëtim!

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related