Në protestën e 39-të përpara Kryeministrisë, një prej pjesëmarrësve ngriti shqetësimin për ndalimin në kufi të tre deputetëve shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, duke e cilësuar ngjarjen të papranueshme.
Gjatë fjalës së tij, protestuesi pretendoi se deputetët u penguan të hynin në Shqipëri për shkak të mbështetjes së tyre ndaj protestës qytetare.
“Tre deputetë shqiptarë në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut janë ndaluar në kufi me pretendimin se mbështesin revolucionin këtu. Turp”, u shpreh ai.
Më tej, ai kritikoi ashpër këtë veprim, duke thënë se asnjë shqiptar nuk duhet të pengohet të hyjë në vendin e tij për arsye politike.
“Është e tmerrshme që shqiptarët të ndalohen të hyjnë në Shqipëri vetëm sepse nuk mbështesin Edi Ramën. I vetmi që është dhe duhet të jetë ‘non grata’ në Shqipëri është Edi Rama, jo shqiptarët”, deklaroi protestuesi.
Protesta vijoi me fjalime të tjera dhe thirrje të pjesëmarrësve, të cilët ritheksuan kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit dhe ndryshim të qeverisjes.
