Shqipëria në fund të Europës: 85-ta në botë për të ardhurat për frymë sipas fuqisë blerëse

Data

Shqipëria renditet ndër vendet më të varfra të Europës për të ardhurat për frymë, sipas të dhënave të fundit për vitin 2025. Në rang global, vendi mban vendin e 83-të për të ardhurat për frymë në dollarë dhe të 85-tin sipas barazisë së fuqisë blerëse, tregues që mat realisht sa mund të blejë një qytetar me të ardhurat e tij.

Me rreth 11 mijë dollarë për frymë, Shqipëria mbetet larg mesatares europiane dhe asaj të Bashkimit Europian, duke arritur vetëm 28% të mesatares së Europës dhe rreth 24% të asaj të BE-së. Edhe mesatarja globale mbetet e paarritshme për ekonominë shqiptare.

Në rajon, Shqipëria lë pas vetëm disa vende, ndërsa Serbia dhe Mali i Zi kryesojnë bindshëm. Në treguesin e fuqisë blerëse, vendi renditet pas Maqedonisë së Veriut, çka tregon se kostoja e jetesës në Shqipëri është më e lartë krahasuar me nivelin e të ardhurave.

Rritja formale e të ardhurave për frymë vitet e fundit lidhet kryesisht me luhatjet e kursit të këmbimit dhe jo me përmirësim real të standardit të jetesës. Në terma praktikë, shqiptarët vazhdojnë të jetojnë me më pak, të blejnë më pak dhe të përballen me një kosto jete që rritet më shpejt se të ardhurat.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related