Shqipëria mund të ketë një shtet të ri brenda shtetit? Avokati: Ndryshimi i ‘Nenit 1’, hedhje në plehra e Kushtetutës

Data

Shqipëria mund të ketë një shtet të ri brenda shtetit. Sipas një interviste të kryeministrit Edi Rama në Shqipëri do të jetë një shtet sovran Bektashi i cili do të funksionojë ngjashëm me Vatikanin.

Avokati Jordan Daci, i ftuar në një studio televizive, tha se kjo çështje nuk mund të realizohet pasi ekzistenca e shtetit nuk mund të ndryshohet me Kushtetutë e madje nuk mund të hidhet as në referendum.

“Neni 1 është pjesë e preambulës, që do të thotë është përpjekje shekullore e jona për të krijuar shtetin e pavarur, e shprehet edhe për bashkim kombëtar. Neni 1 nuk është një nen që hajde se po bëjmë një shtet kushtetues, pasi nëse ndryshon këtë nen, ti këtë kushtetutë e hedh në plehra.

Problemi tjetër është se kjo edhe në referendum kjo nuk guxon të shtrohet, pasi ti me këtë vë në pikëpyetje ekzistencën e atij të cilin ti po e thërret në referendum. Referendumet kanë disa pika të ndaluara për tu realizuar. Si referendumi për denoncimin e traktatit ndërkombëtar, nuk lejohet, sepse i bie që marrëdhëniet që kemi me vende të caktuara, mund të ndryshojë sipas orekseve të caktuara”,-tha Daci

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related